Në Prishtinë shënohet Dita Ndërkombëtare e Koktejeve NULL NULL 13.05.2016 09:56 13.05.2016 09:56 Për nder të Ditës Ndërkombëtarëve të Koktejeve, shkolla e parë profesionale që trajnon baristët, Bar Academy, do të organizojë një festë. Organizatori i kësaj feste njëkohësisht themeluesi i Bar Academy, Fisnik Bekolli, ka treguar se kjo është hera e parë që në Kosovë festohet kjo festë, njofton Klan Kosova. “Sot është dita botërore e koktejeve ku do të ftohen miqtë dhe familjarë që të shijojnë disa nga koktejet klasik të përgatitur nga studentët e Bar Academy”. Kjo festë do të mbahet nga ora 18:00 deri në 20:00 në lokalet e shkollës qe gjendet në Dragodan dhe do të jetë private.