Në Prishtinë nis gjykimi i katër serbëve të akuzuar për terrorizëm NULL NULL 21.08.2024 11:49 21.08.2024 11:49 Foto: Kosovo Online Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka nisur shqyrtimi gjyqësor në gjykimin e Milun Milenkoviqit, i njohur si “Llune”, Dejan Pantiqit, Aleksandar Vlajiqit dhe Miomir Vakiqit, të akuzuar për terrorizëm. Ata akuzohen për sulmin me granatë dorë në zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve më 6 dhjetor të vitit 2022 në Mitrovicën e Veriut, transmeton Klankosova.tv. Zyrat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut pas sulmit. Foto: Arkiv Gjyqtari Valon Kurtaj tha në fillim të gjykimit se të pandehurit mund të pranojnë ose mohojnë fajësinë e tyre dhe më pas kërkoi që secili prej tyre të deklarohet individualisht. Të katër të pandehurit deklaruan se nuk ndihen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen, transmeton Klankosova.tv. Në seancën e sotme, si prokuroria ashtu edhe mbrojtja japin fjalën hyrëse, raporton Kosovo Online. Në seancën fillestare të mbajtur më 30 janar, katër të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm për akuzat kundër tyre. Aktakuzë ndaj Pantiqit, Llunes, Vlajiqit dhe Vakiqit për terrorizëm *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 9 orë më parë