Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në prag të Krishtlindjes, në Shkup nderohet Shën Nënë Tereza (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 23.12.2022 20:25

Në vigjilje të festës se Krishtlindjes, Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore i Shqiptarëve në Shkup organizoi ceremoni solemne në nderim të Shën Nënës Terezës dhe komunitetit katolik.

Në këtë ngjarje ishin prezentë figura të shumta fetare duke përfshirë edhe përfaqësuesin Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, njofton Klan Kosova.

Ky i fundit nga Shkupi uroi më të mirën për gjithë besimtarët katolikë derisa u lut që shëndeti e dashamirësia të jetë prezent në jetën e gjithsecilit.

Fjalë rasti pati edhe drejtori  i Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, Skender Asani.

I njëjti tha se edhe këto Krishtlindje do të duhej t’i shfrytëzojnë si një rast i volitshëm për të shpërndarë frymën e këtyre mesazheve, sidomos sa i përket edhe luftimeve në Ukrainë, si pasojë e agresionit rus atje.

Tutje ai shtoi se gjenerata e tanishme e cila më herët nuk kishte përjetuar efektet shkatërruese që sjell lufta, do ta sheh se çka mund të ndodhë kur mungon arsyeja e shëndoshë njerëzore.

Prandaj aty u lut që populli i Ukrainës të gjejë sa më shpejt paqen e nevojshme, në mënyrë që edhe fëmijët e këtij vendi bashkë me prindërit e tyre Krishtlindjet e ardhshme t’i presin pa frikën që sjell lufta.

lajme të ngjashme