Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Podujevë konfirmohet balotazhi mes VV-së dhe LDK-së

NULL NULL
17.10.2021 23:46

Pas afro 90 përqind të votave të numëruara në komunën e Podujevës tashmë është konfirmuar gara e balotazhit mes Shpejtim Bulliqit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ekrem Hysenit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Deri në këto momente gara vazhdon të jetë e ashpër për vendin e parë, ku Bulliqi është duke udhëhequr me një diferencë prej më pak se 200 vota në nivel komune.

Shpejtim Bulliqi deri në këto momente ka 14 mijë e 516 vota, apo 44,29 përqind, ndërsa i dyti është Ekrem Hyseni me 14 mijë e 332 vota, apo 43,73 përqind, njofton Klankosova.tv.

Në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me Floretë Zejnullahun e cila ka marrë 2 mijë e 187 vota, apo 6,67 përqind dhe në vendin e katërt është Besnik Tahiri i AAK-së me 1 mijë e 342 vota.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.