Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Mitrovicë të Veriut vendosen posterë ku urohet Trump për fitoren e tij

NULL NULL
06.11.2024 12:57
Trump urohet per fitoren e tij
Trump urohet per fitoren e tij

Liderë shtetërorë e partiakë në Kosovë, tashmë e kanë uruar Trumpin për fitore në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Ata e kanë uruar përmes postimeve në Facebook apo X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Por, banorët e Mitrovicës së Veriut kanë shkuar një hap tutje.

Duke vendosur një poster në shesh, me fotografi të Trumpit dhe afër flamurin amerikan dhe atë serb, me shkronja cirilike, kanë shkruar: “Urime fitorja, president!”

Mbrapa posterit qëndron Partia Demokratike Serbe e Aleksandar Arsenijeviqit.

Për të lexuar artikullin e plotë mund të lexoni këtu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.