Në mesin e të vdekurve në Somali, edhe deputetë NULL NULL 01.06.2016 22:10 01.06.2016 22:10 Disa persona kanë shtënë në drejtim të një hoteli në qendër të kryeqytetit ë Somalisë në Mogadishu nga ku tashmë janë raportuar të paktën 10 të vdekur dhe 50 të lënduar. Sulmuesit kishin hyrë në Hotelin “Ambassador” në rrugën Maka al-Mukarama, pasi që kishin kurdisur një bombë jashtë portave hyrëse. Grupi militant al-Shabab, e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin. Në mesin e të vdekurve janë përmendur edhe deputetë të parlamentit somalez, Abdullahi Jama Kabaweyne dhe Mohamoud Mohamed Gure. Ndonëse deri më tani janë raportuar 10 të vdekur, autoritete somaleze thonë se numri mund të rritet duke marrë parasysh gjendjen e rëndë të të lënduarve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Macron kundër ndryshimit të “regjimit të Iranit” përmes mjeteve ushtarake: Do të çonte në kaos 17/06/2025
Lajme Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv 17/06/2025