Në mbledhjen e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë do të nënshkruhen 16 marrëveshje NULL NULL 25.11.2021 07:59 25.11.2021 07:59 Ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, foli në Sytë 7 të Klan Kosovës në lidhje me detajet për takimin e nesërm mes dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë. Durmishi tregoi se deri më tani janë në plan për të u nënshkruar 16 marrëveshje mes dy kryeministrave, Albin Kurtit dhe Edi Ramës. “Çdo gjë është gati, mbledhja e dy qeverive mbahet nesër në Elbasan”, tha ambasadori. “Konsideroj se është i rëndësishëm për ecjen e mëtejme në zbatimin e programeve ligjeve dhe marrëveshjeve në të dy vendet”, tha Durmishi për takimin. “Agjenda parasheh që të ketë takime mes dy kryeministrave, udhëheqësve të kabineteve, ministrat e dikasterve do të takohen veç e veç dhe së bashku, ku edhe do të bëhet një vlerësim i dikastereve se sa janë zbatuar marrëveshjet”. “Do të ketë një ceremoni që pasohet me nënshkrimin e 16 marrëveshjeve”. Durmishi ka treguar disa prej marrëveshjeve që do të nënshkruhen mes dy vendeve. “Një është për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Kukës-Dragash, një për ndihmë juridike, pastaj për sigurime shoqërore, për zbatimin e lehtësirave doganore”. Po ashtu dy shtetet do të kenë edhe një kalendar të përbashkët të ngjarjeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025