Në kryeqytet jetojnë 150 ashkali, 30 romë e mbi 10 egjiptianë (VIDEO) NULL NULL 22.04.2023 20:10 22.04.2023 20:10 Në komunën e Prishtinës janë të regjistruar 200 qytetarë të cilët i përkasin komuniteteve rome, ashkali e egjiptianë. Sipas Betim Abdullahut, shef i Zyrës për kthim dhe komunitete në Komunën e Prishtinës, në kryeqytet jetojnë 150 ashkali, 30 romë e mbi 10 egjiptianë. Pjesa më e madhe e këtyre komuniteteve jetojnë në lagjen “Kodra e Trimave” dhe fëmijët e tyre vijojnë mësimet në shkollat fillore, por një pjesë e tyre e vogël e vazhdojnë shkollimin e mesëm. Arsye për mos-arsimimin e mëtutjeshëm të këtyre komuniteteve, sipas Abullahut, janë kushtet ekonomike dhe migrimi i madh nëpër komuna tjera si Obiliq e Fushë-Kosovë. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS