Në këtë stadium zhvillohet ndeshja e barazhit të Superligës NULL NULL nga Emanuell Syla 29.05.2023 20:24 nga Emanuell Syla 29.05.2023 20:24 Stadiumi Zahir Pajaziti në Podujevë, do të jetë nikoqir i barazhit të Superligës të dielën, aty ku Ferizaj do të luaj kundër Lirisë. Kjo e fundit, këtu arriti pasi mposhti Ulpianën në ndeshjen e barazit të Ligës së Parë, ndërsa Ferizaj siguroi pozitën e tetë në Superligë me fitoren ndaj Dukagjinit në javën e fundit të kampionatit, me një gol të dyshimtë që është kontestuar nga mijëra sportdashës, ndërsa zyrtarisht janë hapur edhe hetime për atë gol të Ferizajt, dhe të Trepçës ’89 ndaj Prishtinës, ndeshje që u zhvilluan të dielën. Sidoqoftë, ndeshja e barazhit të Superligës mes Ferizajt dhe Lirisë do të filloj të dielën e 4 qershorit nga ora 15:00, dhe do të transmetohet në Klan Kosova dhe në Sport 1 në Artmotion.