Në Japoni akademitë e policisë u mësojnë oficerëve grimin NULL NULL 24.02.2025 17:30 24.02.2025 17:30 Një akademi policie në Japoni ka angazhuar konsulentë bukurie për të trajnuar oficerët e saj meshkuj në aplikimin e grimit. Në janar, 60 kadetë policie – duke përfshirë ata pranë diplomimit – filluan një kurs grimi në Fukushimaken Keisatsugakko, një akademi policie në prefekturën e Fukushimës. Iniciativa fitoi shpejt vëmendjen në internet, transmeton klankosova.tv. Trajnimi mbuloi teknikat themelore të bukurisë, të tilla si aplikimi i primerëve, hidratimi i lëkurës, përdorimi i lapsave të vetullave, stilimi i flokëve dhe shkurtimi i vetullave. Për të siguruar një qasje profesionale, akademia gjithashtu bashkëpunoi me Shiseido, një markë e njohur japoneze kozmetike. Sipas Takeshi Sugiura, zv/drejtorit të akademisë së policisë, oficerët e policisë duhet të mbajnë gjithmonë një pamje të pastër dhe profesionale, sepse ata ndërveprojnë rregullisht me anëtarë të ndryshëm të komunitetit. “Ne duam t’u kujtojmë studentëve se si anëtarë të shoqërisë dhe si oficerë policie të ardhshme, mbajtja e një pamjeje të duhur është thelbësore,” tha Sugiura gjatë një interviste me Nippon TV, një stacion televiziv japonez. “Nuk kam grimuar kurrë më parë. Unë besoj se të jesh oficer policie do të thotë të jesh shpesh në sy të publikut, kështu që dua të siguroj që të prezantohem mirë përpara se të shkoj në punë”, tha një nga kadetët meshkuj që morën pjesë në trajnim.