“Në Hagë për instruksione”, Çitaku-Kurtit: Po i shërben sërish Prokurorisë duke sulmuar Thaçin e Veselin NULL NULL 02.07.2025 22:30 02.07.2025 22:30 Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kreut të VV-së, Albin Kurti, i cili i sulmoi ish-kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët po mbahen në Hagë. Sipas Kurtit, në PDK ekzistojnë katër ose pesë kryetarë, duke thënë se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”. Për këto deklarata, Çitaku tha se Kurti me vetëdije të plotë ka vendosur sërish t’i shërbejë Prokurorisë në Hagë, duke sulmuar Thaçin e Veselin. “Madje, ka pasur guximin të thotë se ne i vizitojmë për të marrë ‘instruksione’. Kjo nuk është as politikë, as rastësi. Është qëllim i pastër dhe vazhdimësi e një fushate të kamotshme që Kurti e ka ndërtuar mbi përbaltjen e të tjerëve, sidomos të atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës”. “Një njeri që nuk e ka as edhe një mik të vetëm, nuk mund ta kuptojë se njerëzit mund të kenë marrëdhënie miqësore, njerëzore, jo vetëm kontrata dhe urdhra. Instruksione, Albin, jep ti, në partinë tënde që nuk e udhëheq, por e sundon. Në Vetëvendosje nuk ka as debat, as mendim ndryshe, vetëm një zë: tëndin”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv. Tutje, ajo u shpreh se në PDK ka diskutime, mendim kritik e demokraci, teksa Kurtit i tha se kjo mendësi është e huaj për të, sepse sipas saj, Kurti në VV ka ndërtuar model autoritar, ku çdo mendim tjetër është “armik”. “Dhe, sa për ta mbyllur këtë temë: Kryetar e kemi Memli Krasniqin. Një lider që ka legjitimitet, respekt dhe besim, brenda dhe jashtë partisë. Ta heqim këtë merak. Ndërkohë, ti vazhdo qaj e vajto. Se për rezultate nuk ke çka flet, sepse nuk ke asnjë”, i tha Çitaku, Kurtit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025