Në Graçanicë nëna raporton djalin problematik, e në Ferizaj babai NULL NULL 08.10.2024 09:55 08.10.2024 09:55 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Të hënën në Graçanicë një nënë e ka raportuar djalin e saj duke thënë që po shkakton probleme në familje. “Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se djali i saj vazhdimisht u shkakton probleme në familje”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. Edhe në Ferizaj, në një rast tjetër, babai e ka raportuar djalin e vet për të njëjtën arsye. “Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje”. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij shkakton probleme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 1 orë më parë