Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në gjendje të dehur shkakton aksident në Graçanicë, arrestohet i dyshuari

NULL NULL
26.03.2026 09:02

Një person është arrestuar dje pas mesnatës në fshatin Dobratin të Graçanicës pasi i njëjti në gjendje të dehur duke drejtuar makinën ka shkaktuar aksident trafiku.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuar ka penguar, ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë që po kryenin detyrën e tyre, shkruan KlanKosova.tv.

Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Dobratin, Graqanicë / 25.03.2026 – 00:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident trafiku dhe i njëjti ka penguar, ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policor në vendin e ngjarjes derisa ishin duke kryer detyrën e tyre zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

lajme të ngjashme