Në Gjakovë mbahet manifestim kulturor për Shën Terezë NULL NULL 05.09.2016 14:53 05.09.2016 14:53 Në Gjakovë nën patronatin e Kryetares së Komunës, Mimoza Kusari – Lila, sot është mbajtur manifestimi kulturor në nderim të veprës dhe shenjtërimit të Nënës Terezë. Ceremonia është hapur nga kori i kishës katolike ndërsa fjalën hyrëse e ka mbajtur kryetarja e Komunës Mimoza Kusari Lila. E para e Gjakovës ka folur për të shenjtën Nënë Tereza. “Dje, e gjithë bota kishte sytë, veshët dhe mendjet nga kryeqendra e botës së krishterë, nga Selia e Shenjtë ku një nënë e madhe, një misionare, humaniste, një nobeliste, një shembull i dashurisë dhe paqes, me bekimin e Papa Françeskut u shndërrua në të shenjtë”. Ajo u shpreh që kjo ka një domethënie të madhe për kombin tonë dhe për Gjakovën ngase nga një mbesë e Gjakovës, me zemërgjerësinë dhe humanitetin e saj, përmendet në tërë botës. Më tutje, ajo ka përmendur disa nga thëniet më të bukura të Nënës Terezë, duke përmbyllur se çdo fjalë e jona për të është shumë e pakët dhe se ne sot po bëjmë diçka të vogël por me dashuri shumë të madhe. Në këtë manifestim, ka folur edhe përfaqësuesi i Kishës Katolike në Gjakovë, Pater Ndue Kajtazi, i cili ka përshkruar në pika të shkurtra biografinë e Nënës Terezë, duke theksuar se si një bijë me gjak shqiptari, ajo asnjëherë nuk e mohoi origjinën e saj dhe se emrin e saj u munduan çdo komb ta përvetësojë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025