Breshëri dëmton kulturat bujqësore në Skifteraj të Vitisë (VIDEO) NULL NULL 29.06.2025 00:04 29.06.2025 00:04 Në fshatin Skifteraj të Vitisë breshëri ua dëmton qytetarëve kulturat bujqësore Gjatë ditës se djeshme në fshatin Skifteraj të Vitisë pati reshje të mëdha, por edhe breshër. Një qytetare për Klankosova.tv ka treguar se familjes së saj iu shkaktuan dëme të mëdha nga kjo. Ajo tha se kanë kultivuar kultura të ndryshme bujqësore në pronat e familjes së saj. Poashtu, qytetarja shtoi se këso dëmesh patën edhe para tre apo katër viteve, por e njëjta shtoi se nuk morën mbështetje nga niveli lokal dhe qendror. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025