Në Ferizaj, personave me çrregullime mendore në rrugë u japin viagra (VIDEO) NULL NULL 16.06.2025 19:23 16.06.2025 19:23 Personi që shihni në fillim të kronikës është Bedri Vladi, i njohur për të gjithë si “Rambo”. Për vite ishte burim frike për qytetarët e Ferizajt. Goditje ndaj kalimtarëve, dëmtime objektesh publike, e madje dyshohet edhe për zjarrvënie në shkollën e parë shqipe në qytet. Kohëve të fundit, shihej me fytyrë të zezë nga bloza që vetë e krijonte, duke ndezur zjarre në ditët e ftohta të dimrit. Disa qytetarë u përpoqën ta ndihmojnë, e lanë e e veshën me rroba të pastra, por pas disa ditësh trupi i tij prapë kishte marr ngjyrë të zezë. Pas dy vitesh kërkesa e mbledhje nënshkrimesh, “Rambo” u dërgua në Institucionin Rezidencial në Shtime, një institucion në kuadër të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, që kujdeset për persona me aftësi të kufizuara mendore. Një tjetër që për vite endet i zbathur e i zhveshur nëpër rrugë është Alban Sylejmani, i njohur si “Alban Gruda”. Histori e tij është e rëndë. Një vëlla i kishte vdekur në aksident trafiku, tjetri nga djegia. Nëna e tij ndodhet Qendrën Integruese për Rehabilitim të të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime. Të vetmin vëlla që i ka mbetur, punon kamarier. Humanisti Agon Zhinepotoku, i cili vazhdimisht merret me inicimin për trajtimin e këtyre personave thotë se Albani kishte pasur sjellje agresive. Sipas tij, si shkak i goditjes me tullë, një qytetar kishte mbetur në karrocë. Tri herë të tjera i kishte dalë trenit përpara, duke tentuar t’i japë fund vetes, derisa është raportuar se shpesh herë kishte bërë sjellje të pahijshme në mes të qytetit. Por agresiv nuk janë vetëm ata me probleme mendore. Shpesh ata janë bërë viktima të bullizmit. Të ngacmuar, të tallur, filmuar e të përdorur për argëtim në rrjete sociale. Zhinetopoku thotë se ka raste kur këtyre personave u janë dhënë alkool e medikamente të rënda, përfshirë edhe tableta për funksione seksuale të njohura si ‘viagra’, vetëm për të nxitur sjellje të çuditshme që pastaj shndërrohen në video për klikime. Me rastin e trajtimit të tij në Qendrën rehabilituese në Shtime, sipas Zhinepotokur, Albani ka përmirësuar dukshëm sjelljet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025