Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në familjen Fletcher lind fëmija i tretë (FOTO)

NULL NULL
25.08.2018 16:37

Artistja britanike, Giovanna Fletcher, e solli në jetë edhe një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Max Mario, transmeton Klan Kosova.

Gruaja e yllit Tom Fletcher, të shtunën në Instagram ndau fotografinë e parë të djalit të tyre të porsalindur, me mbishkrimin “Mirë se vjen në botë Max Mario Fletcher!”.

“Lindi dje në orën 3:06 dhe peshon  rreth 3 kilogramë. Nuk mund të presim deri sa të shkojmë në shtëpi dhe ta prezantojmë me vëllezërit e tij të mëdhenj”, tha Fletcher.

Këtij lajmi, natyrisht se iu gëzua edhe babai i fëmijës, Tom. “Djali ynë i mrekullueshëm, tani kemi tre djem”, u shpreh ai.

Çifti u takua për herë të parë kur ishin nxënës 13 vjeç, dhe filluan të takoheshin 8 vjet më parë.

Tom i propozoi Giovannës lidhje në prill të vitit 2011, duke e joshur nën pretendimin se ai ishte duke filmuar një dokumentar për jetën e tij.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.