Në Europë arrestohen 17 persona për terrorizëm NULL NULL 12.11.2015 15:05 12.11.2015 15:05 Policia ka arrestuar 17 persona gjatë bastisjeve që janë bërë në disa vende europiane, lidhur me një rrjet të dyshuar për aktivitete ekstremiste. Në mesin e të arrestuarve ishin gjashtë të dyshuar në Itali, katër në Britani, dhe tre në Norvegji si dhe një shtetas nga Kosova me emrin Eldin Hoxha. Policia thotë se disa nga të dyshuarit mund të kenë udhëtuar në Siri apo Irak. Agjencia e lajmeve italiane Ansa, tha se të dyshuarit janë akuzuar nga shoqata ndërkombëtare e terrorizmit. Përdorimi i internetit, shpjegojnë hetuesit, ka lejuar të dyshuarit të anulojnë largësitë mes rezidentëve në vende të ndryshme evropiane, duke u lejuar atyre një kontakt të fortë dhe periodik të grupit, përmes bisedave virtuale me kreun e tyre shpirtëror. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025