Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gazetarja Haxhiaj: Vendi në alarm nga lajmet e rreme (VIDEO)

NULL NULL
14.12.2024 23:53

Emisioni Edu Media u rikthye në ekranin e Klan Kosovës, të premten. Temë e parë diskutimi me gazetaren hulumtuese Serbeze Haxhiaj, ishte keqinformimi, dezinformimi e lajmet e rreme.

Sipas Haxhiajt, ka arsye të ndryshme pse dezinformohet e ato varen nga politikat lokale problemet e brendshme te vendit ose ato gjeostrategjike.

Ajo, ndër të tjera në emisionin Edu Media, tha se aftësia apo mundësia për shpërndarjen e lajmeve të rreme është më e madhe se ajo për të kontrolluar apo verifikuar ato.

“Një figurë publike që ka mijëra ndjekës mundet lehtë të përhapë një lajm të rremë dhe duhet javë e ndoshta muaj për të verifikuar”, tha ajo.

Edhe kur verifikohen zor që mundet ai lajmi i parë i pasaktë.

“Një politikan që jep statistika për papunësi apo zhvillim ekonomik mund të përhap me shpejtësi të dritës lajm të rrem, edhe është shumë problem për të kontrolluar edhe nëse bëhet verifikimi nuk e ka peshën e asaj me të cilën plasohet në fillim”, tha gazetarja Haxhiaj.

Disa tema sipas saj, bile janë tepër të ndjeshme andaj duhet kujdes të shtuar.

“Rreziku është sidomos te çështjet e sigurisë tensioneve të brendshme e tensioneve ndëretnike. Në kemi qenë dëshmitar të rasteve të tilla të publikimi të një lajmi të pavërtetë që ka ngjallë më pastaj shumë reagime e tensione. Problemi, pra është sa arrijmë ti kontrollojmë e frenojmë këto raste të sigurisë”, tha ndër të tjera ajo.

Për gazetaren mysafire të Edu Medias është alarmante nëse brenda ditës verifikohen 3 deri në 4 lajme të rreme.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.