Në delegacionin e Malit të Zi ka vota pro dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE NULL NULL 16.04.2024 18:36 16.04.2024 18:36 Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,; Foto: Klan Kosova; Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur për kundërshtimin që ka shfaqur për anëtarësimin e Kosovë në KiE. Në seancën e sotme, ajo ka theksuar se në delegacionin e Malit të Zi ka anëtarë që janë pro anëtarësimit të Kosovës dhe kundër. “Ka pasur shumë diskutime për votën, kemi të drejtë të vendosim vet. Për sa i përket delegacionit të Malit të Zi, do të ketë vota pro dhe kundër, unë jam, zëri i atyre që më kanë votuar”. “Nuk po e ndihmojmë dialogun Kosovë-Serbisë duke e shtyrë para anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill me këtë nguti. Duhet pas parasysh që nuk janë plotësuar kushtet”, ka thënë Vukiçeviq. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë