Në cilin stadium në Gjermani do të luhet finalja e “Euro 2024”? NULL NULL 07.06.2024 13:21 07.06.2024 13:21 Turneu i futbollit “UEFA Euro 2024” do të fillojë më 14 qershor me ndeshjen që zhvillohet ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut. Ky turne do të nis në “Allianz Arena” të Mynihut për të pritur finalen e madhe në Olympiastadion të Berlinit, shkruan Klankosova.tv Olympiastadion “mirëpret” finalen më 14 korrik dhe është gjithashtu një nga 10 stadiumet ku do të zhvillohen 16 ndeshjet e fazës së grupeve. Stadiumi u ndërtua për Lojërat Olimpike të vitit 1936, derisa në kohët më moderne, Olympiastadion mirëpriti ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2006 dhe është stadiumi i skuadrës së Bundesligës, Hertha Berlin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.