Në Beograd vendosen pllakate me fotografinë e Kurtit NULL NULL 13.03.2023 14:11 13.03.2023 14:11 Deputetët e popullit në Serbi, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, Boshko Obradoviq dhe Millosh Jovanoviq, janë protagonistë në disa pllakate së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, emri i të cilit shoqërohet me mesazhin “Të lirë në 2001”. Pllakatet u vendosën në qendër të Beogradit me synim që të sulmohen përfaqësuesit e organizatave të djathta, lideri i Dveri Boshko Obradoviq, kryetarja e partisë Zavenici, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski dhe kryetari i Nova DSS, Millosh Jovanoviç, shkruan nova.rs, transmeton klankosova.tv. Kujtojmë se deputetët e katër partive parlamentare të krahut të djathtë – Dveri, Zavetnici, Partia e Re Demokratike e Serbisë dhe Lëvizja për Rimëkëmbjen e Mbretërisë së Serbisë – së fundmi i kërkuan Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të japë dorëheqjen brenda një afati sepse, siç kanë thënë, ai ka pranuar planin franko-gjerman për çështjen e Kosovës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë