Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Amerikë po kërkohet që edhe në pijet alkoolike të ketë paralajmërime për kancerin

NULL NULL
05.01.2025 17:15

Mjeku më i vjetër në Amerika ka bërë thirrje që pijet alkoolike të përmbajnë paralajmërime për kancerin.

Kirurgu i përgjthshëm, Dr.Vivek Murthy, ka publikuar një këshillë mbi alkoolin dhe rrezikun e kancerit, duke cituar studime që lidhin alkoolin me të paktën shtatë lloje të ndryshme kanceri.

Pirja e alkoolit është shkaku i tretë më i zakonshëm i parandalueshëm i kancerit në SHBA, pas duhanit dhe obezitetit. Alkooli kontribuon në rreth 100 mijë raste të kancerit dhe 20 mijë vdekje nga kanceri në Amerikë çdo vit, raporton USA Today, transmeton Klankosova.tv.

Dr.Murthy shtoi: “Ndërsa provat shkencore për këtë lidhje janë rritur gjatë katër dekadave të fundit, më pak se gjysma e amerikanëve e njohin atë si një faktor rreziku për kancerin”.

Ai tani i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë ligje që përditësojnë etiketat për pijet alkoolike, duke përfshirë rrezikun e rritur të shtatë llojeve të kancerit të lidhura me pirjen.

Këto shtatë kancere janë:

Kanceri i gjirit

Kanceri i zorrës së trashë

Kanceri i fytit

Kanceri i mëlçisë

Kanceri i “kutisë” së zërit

Kanceri i ezofagut

Kanceri i gojës

Ai po bën thirrje që etiketat e reja të bien në përputhje me paralajmërimet e ngjashme të shtypura në paketat e cigareve. Këshillimi i Dr.Murthy gjithashtu bën thirrje për një rivlerësim të kufijve udhëzues për konsumin e alkoolit për të llogaritur rrezikun e kancerit.

lajme të ngjashme