Në 26-vjetorin e çlirimit të Gjilanit zbulohet pllaka “Shtëpi bazë e UÇK-së” NULL NULL 19.06.2025 20:21 19.06.2025 20:21 Foto nga BIK Në 26-vjetorin e çlirimit të Gjilanit, në hyrje të ndërtesës së Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, u bë zbulimi i pllakës me mbishkrimin “Shtëpi bazë e UÇK-së”. Sipas një njoftimi nga ana e BIK-ut, përveç anëtarëve të këshillit pjesëmarrës në këtë përurim ishte edhe komandanti i ish-ZOK të UÇK-së, Ahmet Isufi. “Bashkësia Islame në Gjilan, në rrethanat më të vështira iu përgjegj rezistencës gjithëpopullore në proceset e pajtimit të gjaqeve, të ofrimit të kushteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për angazhimin politik e ushtarak në shërbim të çlirimit të atdheut”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e BIK-ut. “Në emër të ZOK-ut të UÇK-së, shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë imamët dhe stafin e BIK-ut, që dhanë kontribut për ditët e lirisë që sot i gëzojmë”, tha Isufi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.