Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndryshon historia: Amerikanët fillojnë të jetojnë me prindërit

NULL NULL
25.05.2016 15:40

Studimi i fundit nga “Pew Research Center” tregon se jetesa bashkë me prindërit po kthehet në modë edhe mes të rinjëve amerikanë.

Për herë të parë në historinë moderne, të rinjtë e grupmoshave 18-34 vjeç po jetojnë me prindërit e tyre.

Studimi gjithashtu tregon se 32.1 për qind e të rinjve jetonin me prindërit në vitin 2014; 31.6 për qind jetonin me bashkëshortin apo partneren, ndërkohë që vetëm 14% jetonin të vetëm.

Sipas kërkimit më të fundit, ndryshimet demografike pas statusit martesor, si dhe punësimi janë shkaqet kryesore të këtyre rezultateve.

Historikisht, mënyra më e zakonshme e jetesës për të rinjtë pas adoleshencës ka qenë së bashku me një partner/e, ndërsa në vitin 1960 shënoheshin plot 2/3-tat e amerikanëve që e bënin një gjë të tillë, duke lënë vetëm 1 në 5 persona të jetonin me të paktën një prind.

Që prej atëherë, mosha mesatare e të angazhuarit në martesë është rritur me shpejtësi, ndërsa disa prej çifteve zgjedhin ta shtyjnë edhe më shumë.

 

lajme të ngjashme