Ndryshimet kushtetuese janë të natyrshme - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndryshimet kushtetuese janë të natyrshme

NULL NULL
10/04/2018

Sot po shënohet Dita e Kushtetutës, gjegjësisht dhjetëvjetori i saj, me ç’rast është organizuar pritja solemne në një  festë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, ku janë mbledhur krerët e shtetit dhe përfaqësues politik.

Me këtë rast Presidenti Hashim Thaçi ndau medalje për hartuesit e Kushtetutës, përderisa vlerësoi dhe dhjetëvjetori i saj tregon rrugëtimin demokratik të Kosovës.

“Dhjetë vjet më parë filluam rrugën tonë euro atlantike. Si sot, para dhjetë vjetëve nuk ishte vetëm një ditë feste, por edhe zotimi, me ç’rast u zotuam se Kosova do të jetë vend për të gjithë. Të gjitha institucionet e kanë ruajtur aktin themeltar të shtetit, por gjithnjë ka debat për ndryshime të mundshme. Një të cilat do të jete ai për krijimin e FSK-së, dhe përfshirjen e malazezëve në kategori kushtetuese”.

Në fjalën e tij kryeministri i vendit Ramush Haradinaj vlerësoi se Kosova është krenare me bazën e saj kushtetuese.

“Shqiptarët kanë traditë të kodeve dhe normave ligjore. Kemi pasur norma dhe kode ekuivalente me shtete te mëdha botërore. Nuk njoh vend tjetër në botë që kushtetuta ofron kaq shume të drejta”.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi, tha se ky institucion gëzon besimin e qytetareve të Kosovës.

“Qytetarët kanë besim në Gjykatën Kushtetuese. Këtë më së miri e dëshmon fakti se kjo gjykatë ka pranuar një numër të madh të lëndëve. Besimin e rrite edhe respektimi i vendimeve që ka sjellë kjo gjykatë”

“Diskutimet për ndryshimet kushtetuese janë plotësisht të natyrshme, ndërsa unë ju garantoj se do të kryejë punën me devotshmëri”i.