Ndryshimet klimatike rrisin rrezikun për më shumë shpërthime të Ebolas NULL NULL 15.10.2019 19:00 15.10.2019 19:00 Ndryshimet klimatike mund të rrisin rrezikun që Ebola të përhapet më larg dhe të arrijë në zona të paprekur nga virusi, sipas një studimi të botuar të martën në revistën Nature Communications. Studimi zbuloi se kriza klimatike do të sjellë një rritje prej 1.75 në 3.2 herë në shkallën në të cilën virusi vdekjeprurës përhapet nga kafshët te njerëzit deri në vitin 2070. Do të ketë një rrezik të shtuar për shpërthime më shkatërruese në zonat e Afrikës që nuk kanë parë shpërthime më parë, nën të gjithë skenarët e ndryshimeve klimatike që studiuesit shikuan, përfshirë nëse njerëzit shkurtojnë emetimet e tyre të karbonit në mënyrë të konsiderueshme ose vetëm pak. Temperaturat më të larta dhe zhvillimi i ngadaltë shoqëror dhe ekonomik do të çonin në rrezik më të madh. Në Afrikën perëndimore dhe qendrore, ku shpërthimet janë grumbulluar tradicionalisht, ato do të ndodhin më shpesh dhe do të përhapen më larg, përmes linjave ajrore, në zona më parë të pa ndikuara, sugjeruan studiuesit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025