Ndotja e ajrit në Prishtinë, IKShPK u bën thirrje për kujdes personave të ndjeshëm NULL NULL 04.01.2024 19:30 04.01.2024 19:30 Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se ka ndotje të ajrit në Prishtinë. Në një postim në Facebook të shpërndarë nga ky institut bëhet thirrje që të kenë kujdes personat që janë më të ndjeshëm. Në fotografinë e publikuar thuhet se masa e ndotjes së ajrit në Prishtinë është 68 indeksi i cilësisë së ajrit. Sipas faqes së Indeksit të Cilësisë së Ajrit të ShBA-së, vlera mbi 50 e indeksit paraqet rrezik për disa njerëz, veçanërisht ata që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025