“Ndjenjë e papërshkrueshme”, Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen për momentin e çlirimit të Prizrenit (VIDEO) NULL NULL 12.06.2025 08:43 12.06.2025 08:43 Kosova shënon sot 26-vjetorin e çlirimit nga regjimi serb, një nga ditët më të rëndësishme në historinë e saj të re. Në këtë përvjetor, në emisionin “Ora 7”, ka folur Isak Berisha, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka rrëfyer momentet kur qyteti i Prizrenit u çlirua. Berisha e përshkroi atë ditë si të paharrueshme dhe emocionale për të, transmeton Klankosova.tv. “Ndjenjë e papërshkrueshme… në atë moment një turmë qytetarësh që ishin strehuar, për një çast dolën në sheshin e Shatërvanit. Ishte e papërshkrueshme, se menduam që Prizreni është zbrazur, por kishin qëndruar jashtëzakonisht shumë qytetarë dhe na pritën me buzëqeshje, me një krenari… s’mund ta përshkruaj, një gëzim i papërshkrueshëm”, tha ai. Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025