Ndikimi i pandemisë Covid-19 në pushtetin lokal NULL NULL 31.05.2020 10:17 31.05.2020 10:17 Ndërmarrja e masave për frenimin e pandemisë COVID-19 ka ndikuar në dinamikën e punës në të gjitha komunat e Kosovës, këtë e bën të ditur Instituti GAP me anë të një raporti të publikuar. Sipas GAP, pushteti lokal ka luajtur rol aktiv në ndërmarrjen e masave në parandalimin e përhapjes së virusit. Në të gjitha komunat, të hyrat komunale gjatë gjysmës së dytë të muajit mars 2020 dhe në muajin prill kanë shënuar rënie prej 45% deri 90%. Gjatë këtyre dy muajve, të gjitha komunat kanë arkëtuar 5.8 milionë euro të hyra, apo rreth 9.3 milionë euro më pak krahasuar me muajt e njëjtë të vitit të kaluar (2019). Komunat do të dalin të dëmtuara në të hyra vetanake veçmas nga kategoria e tatimit në pronë, nga gjobat policore në rrugët lokale, nga vendimet e gjykatave dhe nga shfrytëzimi i hapësirave publike nga ana e gastronomisë. Një pjesë e komunave kanë aprovuar pako ekonomike ku kanë paraparë faljen e shumicës së pagesave që janë planifikuar të bëhen në 2020 nga bizneset. Edhe gjobat në trafik kanë rënë për 90%. Përveç të hyrave vetanake, komunat nuk do të arrijnë t’i përmbushin as planet e parapara në fushën e investimeve kapitale. Nga hulumtimi i zhvilluar në 16 komuna, ka dalur që janë së paku 124 projekte kapitale që do të shtyhen si pasojë e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19. Kjo gjendje ka ndikuar edhe në rënien e numrit të të punësuarve. Sipas të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale, në prill 2020 ka më pak kontributpagues nga secila komunë krahasuar me muajin dhjetor 2019. Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar këtu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day