Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndikimi i maskave në aftësinë e fëmijëve për t’i kuptuar emocionet

NULL NULL
02.08.2021 12:44

Mbajtja e maskave dhe ndërveprimi i fëmijëve me të tjerët që mbanin maska, duket se ka ndikuar në aftësinë e ftyre për të kuptuar apo vërejtur se çfarë emocioni po përjeton personi përballë.

Këtë e bëri të ditur studimi i bërë nga Monika Gori nga Instituti Italian i Teknologjisë.

Fëmijët nga mosha 3 deri në 5 vjeç kishin problem që të njihnin emocionet e personave që mbanin maskë, transmeton Klankosova.tv.

Studimi është bërë me 119 fëmijë, të cilët është dashur të tregojnë për emocionet e disa personave në fotografi. Disa prej fotografive kishin njerëz me maska, disa pa ato.

Fëmijët 3 deri në 5 vjeç mund ta njihnin saktë emocionet vetëm 40 përqind të rasteve tek personat me maska.

Ndërsa fëmijët nga 6 deri 8 vjeç mund të vërenin 55-deri në 65 përqind të rasteve emocionet e personave me maska.

Që pas këtij studimi, në disa shtete të botës është ndaluar përdorimi i maskave në kopshte apo shkolla kur fëmijët janë nën moshën 5-vjeçare.

lajme të ngjashme