Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshjet e Shqipërisë në Klan Kosova nën komentimin e Dritan Shakohoxhës

NULL NULL
13.06.2024 11:18
Komentatori Dritan Shakohoxha, në Klan Kosova do t'i komentojë ndeshjet e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë, më 15 qershor nis aventurën e saj në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, në përballjen kundër Italisë.

Të drejtën ekskluzive të ndeshjeve të evropianit do t’i ketë Klan Kosova.

Të paktën tri ndeshjet e kombëtares shqiptare,  do të jenë nën komentimin e të madhit Dritan Shakohoxha, i cili kthehet në Klan Kosova pas pensionimit.

Këtë ai e bëri të ditur në Podcastin “Versus” në Telesport.al transmeton Klankosova.tv

Nuk e kishte ndërmend që të kthehej por ishte dikush që e bindi ta bëntë këtë gjë.

“Nuk e kisha në mend ta bëja këtë gjë, madje isha betuar se nuk do të kthehem kurrë. Megjithatë, me këmbënguljen e mikut tim të vjetër Arlind Sadikun e Klan Kosovës, më bindën që të kthehem në Klan Kosova”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.