Ndeshjet e kombëtares së Kosovës në Nations League nga qershori në Klan Kosova dhe Art Motion NULL NULL 25.05.2022 19:40 25.05.2022 19:40 Milot Rashica, fotoilustrim Klan Kosova dhe Artmotion vijnë edhe me një risi. Nga muaji qershor ndeshjet e kombëtarës së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve (Nations League) do të transmetohen në Klan Kosova dhe në kanalet sportive të platformës Artmotion. “Dardanët” kampanjën e ndeshjeve në Nations League e nisin më 2 qershor si mysafir i Qipros. Ndeshja nis nga ora 18:00. Ekipi i Alain Giresse, tre ditë më vonë më 5 qershor do të luajë në “Fadil Vokrri” përball Greqisë nga ora 20:45. Sërish në Prishtinë, më 9 qershor kombëtarja e Kosovës do të ketë punë me Irlandën e Veriutm prej orës 20:45. E me kaq nuk mbarojnë ndeshjet e “Dardanëve”. Tutje më 12 qershor “Verdhekaltërit” do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër “helenëve”. Kosova gjendet në grupin 2 të Ligës C të Nations League (Liga e Kombeve), me Irlandën e Veriut, Greqinë dhe Qipron. Ndërkaq ndeshjet e tjera interesante të Ligës së Kombeve, do të transmetohen në kanalet sportive të Art Motion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.