Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshja mes Anglisë dhe Zvicrës me transmetim interesant

NULL NULL
10.09.2018 16:22

Miqësorja mes kombëtares angleze dhe asaj zvicerane do të jetë e veçantë në bazë të transmetimit, pasi ajo në 25 sekondat e para do të ketë transmetim bardhezi, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.

Abonentët e Sky Sports do të shohin 25 sekondat e para të lojës në bardhezi, pasi fushata Kick It Out e cila lufton racizmin në futboll shënon 25 vjetorin e saj.

Fushata Kick It Out u krijua në vitin 1993, pas abuzimit të përhapur racist në vitet 90 – ta dhe një klimë frike midis komuniteteve etnike minoritare në lagjet rreth shumë fushave të futbollit.

Miqësorja do të zhvillohet të martën në stadiumin e Leicester ‘King Power’, të martën nga ora 21:00.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.