Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshja Lugano – Lausanne betejë për kualifikim në garat evropiane

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 10.04.2021 09:00

Dy skuadrat që po luftojnë për kualifikim në garat evropiane do të takohen mes vete.

Lugano me Lausannen që ndajnë vendin e tretë respektivisht vendin e katërt me pikë të barabarta do ta synojnë fitoren për shkëputje sa më lart në tabelë.

Ballafaqimi starton në orën 18:15 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 3.

18:15               LUGANO – LAUSANNE                ART SPORT 3

Dita e shtunë në kanalet sportive të Artmotion nga futbolli do të mbyllet me një ndeshje nga Liga Zvicerane. Lugano në stadiumin e saj do ta presë Lausannen që ka 47 pikë, aq sa ka edhe Lugano.

Duke ditur se në Zvicër janë tri vende që kualifikohen në garat evropiane, Lugano dhe Lausanne do të duhet të luftojnë deri në sekondën e fundit për tri pikët që do t’i konsolidonte në vendin e tretë.

Lugano ka 8 fitore, 13 barazime dhe 6 humbje, teksa Lausanne ka 10 fitore, 7 barazime e 10 humbje.

Në këtë takim Lausanne vjen me dy fitore rresht ku do të kërkojë të tretën, ndërsa Lugano vjen nga një barazim me Servetten në xhiron e kaluar me rezultat 1:1.

Në tri ndeshjet gjatë këtij sezoni, Lugano dhe Lausanne kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës ndërsa një ndeshje ka përfunduar në barazim.

Ky takim luhet të shtunën nga ora 18:15 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 3.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme