Ndeshja kundër Lituanisë, portieri i Llapit ftohet në vend të Saipit NULL NULL 17.11.2024 23:01 17.11.2024 23:01 Ndeshja kundër Lituanisë, portieri i Llapit ftohet në vend të Saipit Kombëtarja e Kosovës nesër në “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve. Përballë “Dardanëve” do të jetë Lituania. Një ditë para ndeshjes, trajneri Franco Foda, ka bërë një ndryshim tek lojtarët e ftuar. Me këtë rast, për shkak të gjendjes shëndetësore nga grumbullimi është liruar portieri, Amir Saipi. Në vend të tij, është ftuar portieri i Llapit Ilir Avdyli. “Saipi nuk ka marrë pjesë as në seancën e sotme stërvitore për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor është vendosur që të lirohet nga grumbullimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së transmeton Klankosova.tv