Ndeshja e basketbollit në Ukrainë eskalon në përleshje fizike (VIDEO) NULL NULL 29.09.2020 12:59 29.09.2020 12:59 Ndeshja miqësore e basketbollit në mes të Dinamo Odessa dhe Ternopil në Ukrainë, nuk ka përfunduar siç është më së miri. E gjitha kjo pasi basketbollistët e dy skuadrave janë përfshirë në një përleshje masive fizike në mes vete, njofton Klan Kosova. Një nga lojtarët e Odessas mori një goditje nga njëri prej kundërshtarëve, duke bërë që e gjitha të eskalojë në dhunë fizike. Disa nga akterët në fushë tentuan të qetësojnë situatën e krijuar, përderisa një basketbollist i huaj i Odessas, ishte cak i kundërshtarëve të cilët e ndiqnin në palestër.