Ndeshen djemtë, ”luftojnë” familjet (VIDEO) NULL NULL 27.03.2023 20:58 27.03.2023 20:58 Një ndeshje e vogël aksidentale mes dy makinave në rrugën “Abedin Sogojeva” në Hajvali të Prishtinës, çoi në lëndimin e tre personave dhe arrestimin e dy prej tyre pasi u përfshinë në përleshje fizike mes vete. Gjithçka dyshohet se nisi pasi të rinjët pas aksidentit nisën konfliktin verbal për të përfunduar me grushta e më pas edhe përfshirjen e familjarëve të të dyja palëve. Sipas zëdhënëses së prokurorisë, Laureta Ulaj, gjatë rrahjes, u përdorën edhe armë zjarri e të ftohta. Nga arma e zjarrit u plagos një person në këmbë ndërsa nga thika u lëndua një tjetër, e të dy përfunduan në spital, ndërsa i treti vetëm është trajtuar për tu liruar më pas. Dy persona sipas Ulajt, kanë përfunduar në polici e me urdhër të prokurorit janë ndaluar nën dyshimin e tentim vrasjes, posedimit të armës pa leje, dëmtim e asgjësim të pronës, ndërsa një tjetër është intervistuar e liruar më pas. Policia bashkë me prokurorinë janë duke e hetuar në detaje rastin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë