Akuzohet deputeti Astrit Veliaj - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Akuzohet deputeti Astrit Veliaj

NULL NULL
02.05.2015 21:48

Prokuroria e Përgjithshme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen në ngarkim të deputetit të PD-së, Astrit Veliaj. Ndaj tij rëndojnë dy akuza: “Shkatërrimit të pronës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Organi i akuzës pas kryerjes së hetimeve ka arritur në konkluzionin se prej tij janë konsumuar elementët e veprave penale të sipërcituara në rastin e ndërtimit të një godine për qëllime universitare në qytetin e Fierit nga ana e subjektit “UFO” sh.p.k, administrator i të cilit në kohën e kryerjes së punimeve ka qenë deputeti Astrit Veliaj.

Në dosjen e përgatitur nga prokuroria, thuhet se Astrit Veliaj nga data e regjistrimit në qendrën kombëtare të regjistrimit, 16.09.2007, deri në datën 22.07.2013, ka qenë përfaqësues ligjor dhe ortak i vetëm i shoqërisë “Ufo sh.p.k.” me objekt, veç të tjerash, edhe aktivitetin në fushën arsimore.

Pas ndërtimit të disa objekteve të arsimit universitar dhe parauniversitar në rrethe të tjera të vendit, ne vitin 2012 i pandehuri Astrit Veliaj ka marrë iniciativën për të hapur një Institut Universitar edhe qytetin e Fierit, pikërisht në territorin ku ndodhej ish-drejtoria e policisë së qarkut Fier, në lagjen “Kastriot” të atij qyteti.

Organi i akuzës pretendon se një qytetare nga Fieri denoncoi fillimisht këtë subjekt tregtar për ndërtim të paligjshëm në pronën e saj dhe të një ndërtese 4 dhe 6 kate me një sipërfaqe 11 mijë metra katrorë. Lidhur me këtë ndërtim, Bashkia e Fierit konfirmon se s’ka dhënë asnjëherë leje ndërtimi.

Më vonë nga hetimet e prokurorisë u zbulua se ndërtimi pa leje ishte ngritur mbi një truall që ishte në inventarin e pronave të Ministrisë së Brendshme. Procedimi ndaj deputetit të PD-së në qarkun e Beratit, nisi njëkohësisht me procedimin ndaj dy deputetëve të PS-së, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, të cilët dhunuan kolegun e tyre Gent Strazimiri në Kuvend.