Ndërtoi aeroplan me mësimet nga Youtube dhe materiale të dorës së dytë NULL NULL 09.09.2015 20:42 09.09.2015 20:42 Kur ishte i vogël, Asmeladh Zerefu nga Etiopia ëndërronte që një ditë të bëhej pilot. Ai është inspiruar gjithmonë nga thëniet e Mandelës, transmeton Klan Kosova. Zerefu është një njeri që beson shumë, dhe ka vuajtur dështime të panumërta në misionin e tij për t’u bërë një pilot. Të vetmin ‘kurs’ që ka ndjekur për të ndërtuar një aeroplan është Youtube. E materialet për ndërtimin e ëndërrës së tij që fluturon, janë prej më të ndryshmeve. “Unë kam mbledhur gjëra nga garazhe e puntori”. “Gjithashtu kam përdorur materiale të dorës së dytë për të ndërtuar avionin tim”, është shprehur Zerefu.