Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërtimi i dy urave mbi lumin Ibër nevrikosë serbët e Kosovës, thotë Boshnjaku

NULL NULL
10.07.2025 07:27
Urall Boshnjaku
Urall Boshnjaku

Ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër nuk po e mirëpresin serbët e Kosovës.

Siç raporton gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku, Lisa Serbe ka nisur një peticion kundër ndërtimit të këtyre urave, dhe deri më tani ka mbi 3600 njerëz që e kanë nënshkruar, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi një numër prej 3600 personave të cilët e kanë nënshkruar peticionin e nisur nga Lista Serbe ditën e hënë, pas vendosjes së dy urave më 1 korrik, pra rreth një javë më parë, nga kryeministri Albin Kurti dhe këshilli ndërkomunal. Vendosja e këtij themeli të dy urave ka nevrikosur një masë të madhe të popullatës serbe e cila mbështet Listën Serbe si parti politike në veriun e vendit, andaj dhe ky numër qytetarësh kanë vendosur të nënshkruajnë këtë peticion i cili është kundër ndërtimit të këtyre dy urave. Në reagimin zyrtar të Listës Serbe thuhet se ata nuk janë kundër infrastrukturës, por janë kundër vendimeve që merren njëanshëm pa serbët e Kosovës, dhe kundër vendimeve që merren në dëm të tyre. Këtë peticion kanë njoftuar se do të ua dorëzojnë të gjitha institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë”, u shpreh Boshnjaku për “Ora Shtatë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.