Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndërtimi i çerdhes përplas MASHT-in me Komunën e Lipjanit (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 25.03.2023 20:53

Planifikimi i një ndërtimi të ri u bë mollë sherri mes Komunës së Lipjanit e Ministrisë së Arsimit.

Kjo e fundit po do që në këtë qytet të ndërtojë një çerdhe e për këtë i kërkoi pushtetit lokal ndarjen e parcelës. Por as njëra e as tjetra palë nuk po pajtohen me lokacionin e këtij objekti, njofton Klankosova.tv.

Kjo meqë sipas zyrtarëve komunal në Lipjan janë dy çerdhe, kapaciteti i të cilave është i mjaftueshëm ndaj kërkuan nga ministria që ky objekt të ndërtohet në fshatin Magure.

Në lidhje me nevojën e dislokimit të këtij institucioni parashkollor prej qytetit në fshat, Drejtoria e Arsimit dërgoi kërkesa të njëpasnjëshme por për to nuk mori përgjigje deri tashti.

Sidoqoftë, në këtë dikaster i thanë televizionit se kërkesa e komunës është proceduar për aprovim.

“Pas aprovimit përcaktohet komuna për projekt-dizajnin në bazë të numrit potencial sipas analizave të UNICEF-it (nga ato tipike që ka MASHTI, ose nëse komuna ka projektdizajn) për ndërtim dhe tek pastaj mund të dihet kostoja e çerdhes”, thuhet në përgjgjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.