Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, “mbulohet” me flamurin kuq e zi NULL NULL 28.11.2020 17:40 28.11.2020 17:40 Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, është ndriçuar krejtësisht me flamurin kuq e zi për nder të festës së 28 Nëntorit që e festojnë krejt shqiptarët kudo në botë. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, i cili ka thënë se Dubai sonte është zbukuruar më shumë se kurrë. “Sonte Dubai u zbukurua më shumë se kurrë. Në ndërtesën më të madhe në botë (Burj Kalifa) u ekspozua flamuri kuq e zi. Urime Dita e Flamurit”, ka shkruar ai në Facebook ku edhe ka postuar fotografitë ku shihet Burj Khalifa “e mbuluar” me flamurin kombëtar. Edhe faqja zyrtare në Facebook e “Burj Khalifa” e ka postuar momentin kur ndërtesa më e lartë në botë është ndriçuar kuq e zi. “Burj Khalifa është ndriçuar me flamurin shqiptar për nder të Ditës së tyre Kombëtare. Ne ju urojmë prosperitet dhe zhvillim”, shkruhet poshtë videos. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025