Ndërron jetë Warren Mitchell NULL NULL 14.11.2015 19:03 14.11.2015 19:03 Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare aktori Warren Mitchell, këtë e ka bërë të ditur sot zëdhënsja e tij. Komediani i cili ishte më i famshëm për rolin e tij si Alf Garnett në BBC “Till Death Us Do Part”, ka vdekur në mëngjesin e sotëm, transmeton Klan Kosova. Nipi i madh i aktorit, Jerry Barnett, ka zbuluar lajmin në Twitter, duke shkruar: “Xhaxhai im i madh Warren Mitchell ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm”. Një zëdhënëse e ka konfirmuar lajmin me një deklaratë nga familja, duke thënë: “Fatkeqësisht ne mund të konfirmojmë se Warren Mitchell vdiq në orët e para të 14 nëntorit i rrethuar nga familja e tij”. “Ai ishte me shëndet të dobët për disa kohë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Michael Madsen – aktori i filmave “Reservoir Dogs” dhe “Kill Bill: Vol. 2” 03/07/2025