Ndërron jetë nobelisti Dario Fo NULL NULL 13.10.2016 16:25 13.10.2016 16:25 Nobelisti italian, Dario Fo ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, transmeton Klan Kosova. Mjekët kanë bërë të ditur se shkaku i vdekjes së tij kanë qenë problemet në mushkëri ,transmeton Klan Kosova. Prodhimtaria artistike e tij përfshin mbi njëqind komedi, romane, monografi. Njeriu i letrave, italiani Dario Fo, njihet në mbarë botën për kontributin e tij në aktrim veçanërisht në zhanret e dramës dhe komedisë. Dario Fo ishte nje nga mbështetësit e lëvizjes “5 yjet” ne Itali, te drejtuar nga Bepe Grillo. Në vitin 1997 ai morri çmimi Nobel për Letërsinë.