Ndërron jetë 90 vjeçari, shkon në 22 numri i viktimave në Shqipëri NULL NULL 06.04.2020 15:10 06.04.2020 15:10 Një pacient 90 vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Infektiv si pasojë e tromboembolisë pulmonare, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri. 90 vjeçari ishte i prekur edhe nga Covid-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus dhe hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej pesë ditësh në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan A2 CNN. Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90 vjeçarit është tronboembolia pulmonare. Numri i viktimave në Shqipëri nga Covid-19 ka shkuar në 22. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius 02/07/2025
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025