Ndërroi 4 klube në 2 sezonet e fundit, Zaniolo kërkon një tjetër destinacion NULL NULL 22.08.2025 20:07 22.08.2025 20:07 Nicolo Zaniolo. Foto: AP Po ndodhin zhvillime të nxehta në tregun e transferimeve për lojtarin italian të Galatasarayt, Nicolo Zaniolo. Sipas raportimit të Fabrizio Romano, Udinese po vazhdon përpjekjet për Zaniolon. Megjithatë, kërkesat e palëve ende kanë një diferencë të konsiderueshme dhe për momentin nuk është arritur ndonjë marrëveshje zyrtare, raporton Klankosova.tv. Ndërkohë që interesimi i Udineses vazhdon, thuhet se edhe klube të tjera po monitorojnë situatën e italianit. Më parë, klube si Benfica, PSV Eindhoven, Sunderland dhe Flamengo gjithashtu kishin vënë emrin e Zaniolos në fokus. Zaniolo sezonin e kaluar ishte i huazuar fillimisht te Atalanta e pastaj te Fiorentina. Derisa në edicionin 2023-24 luajti te Aston Villa i huazuar nga Galatasaray. Ish-lojtari i Romës ka kontratë me Galatasarayn deri në vitin 2027 dhe vlera e tij aktuale në treg është rreth 12 milionë euro. /Klankosova.tv