Nderohet madhështori Ramiz Cërnica (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 25.11.2022 20:29 nga Agnesa Sahiti 25.11.2022 20:29 Të premten para objektit të Komunës së Gjilanit u vendos gurthemeli i shtatores së heroit, Ramiz Cërnica. Për punën që po bëhet në prag të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë shumë falënderues janë familjarët e veprimtarit. Përfaqësuesi i Këshillit Organizativ, Ismet Sylejmani, tha se janë të gjithë bashkë për të nderuar një gjigant me guxim epik të pashembullt, njofton Klan Kosova. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e konsideroi privilegj që gurthemeli po vendoset gjatë qeverisjes së tij. E zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se vendimi është madhështor jo vetëm për Gjilanin por për të gjitha trojet shqiptare. Pavarësisht nisjes, aty nuk u bë e ditur se kur do të do të përfundojë projekti me vendosjen e shtatores së heroit.