Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohet shtetasi turk në Tiranë, kërkohej për pjesëmarrje në organizatë terroriste

NULL NULL
04.05.2026 12:06
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Një shtetas turk është ndaluar nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë, i cili kërkohej ndërkombëtarisht, për tentativë për rrëzim të rendit kushtetues dhe pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste.

Shtetasi turk u ndalua gjatë tentativës për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet PKK Rinas.

Sipas njoftimit të policisë, i kërkuari është I.K., 67-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye në zbatim të urdhrit të prokurorit, nxjerrë më datë 08.08.2017, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin, për shtetasin I. K., për veprat penale “Tentativa për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “Anëtarësimi në organizatë të armatosur terroriste”, parashikuar nga legjislacioni penal turk.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, në funksion të procedurës për ekstradimin e këtij shtetasi.

lajme të ngjashme