Ndalohet personi që dje ka shtënë me armë në Prishtinë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndalohet personi që dje ka shtënë me armë në Prishtinë

NULL NULL
18.05.2023 23:20
arma

Një person është ndaluar për 48 orë për shkak të përdorimit të armës në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë dje.

Policia në lidhje me rastin ka sekuestruar një revole të tipit M57, e kalibrit 7.62 mm, që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast, si dhe katër copë fishekë.

“Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale ‘përdorim i armës, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës’, ‘lëndim trupor’, si dhe ‘dëmtim prone'”, thuhet në njoftimin e PK-ës.